Thursday, April 24, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTLollobrigida kandidon për në Senat

Lollobrigida kandidon për në Senat

Diva e kinemasë, Gina Lollobrigida, e cila i ka mbushur 95 vjeç, ka ndërmend të kandidojë për një vend në senatin italian në zgjedhjet e përgjithshme të 25 shtatorit. “Jam e lodhur duke dëgjuar politikanët që zihen me njëri-tjetrin, pa iu shtruar punës ndonjëherë”, u shpreh ajo në një intervistë të publikuar sot në gazetën “Corriere della Sera”. “Italia është në gjendje të keqe, dua të bëj diçka të mirë dhe pozitive”, tha aktorja e njohur. Karriera e saj në kinematografi arriti kulmin në vitet 1950, me filmat e saj më të famshëm, përfshi “Beat the Devil” (1952) dhe “The Hunchback of Notre Dame” (1956). Lollobrigida dëshiron të garojë në zgjedhje si pjesë e listës së kandidatëve, që përfshin edhe Partinë Komuniste. Ajo shtoi se para se të merrte vendimin kishte folur edhe me avokatin e saj. Lollobrigidës i është caktuar nga gjykata një kujdestar pas një mosmarrëveshjeje të gjatë me familjarët e saj dhe për pasojë nuk i lejohet të vendosë e vetme lidhur me asetet e saj. Lolobrigida tentoi të niste një karrierë politike në vitin 1999, kur kandidoi për t’u bërë anëtare e Parlamentit Europian, por nuk mundi të siguronte numrin e duhur të votave. Italia do të zgjedhë një parlament të ri në shtator, pas rrëzimit të qeverisë së Mario Draghit në fund të korrikut.http://ata.gov.al/2022/08/15/lollobrigida-kandidon-per-ne-senatin-italian/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ