Qyteti anglez i Liverpulit u konfirmua mikpritës i Eurovision Song Contest për vitin e ardhshëm. Shfaqja muzikore ndërkombëtare do të zhvillohet në BM pasi fituesja e këtij viti, Ukraina, u konsiderua e paaftë për ta organizuar për shkak të pushtimit rus. Qyteti u përball me Glazgoun në balotazhin përfundimtar, pasi një listë prej 20 kandidatësh u zvogëlua nga BBC dhe Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU). Njoftimi u bë nga Graham Norton, i cili drejton mbulimin e BBC, në spektaklin ”The One Show”. Orkestra ukrainase ”Kalush” triumfoi në konkursin e vitit 2022 në Torino, por EBU më vonë arriti në përfundimin se shfaqja nuk mund të mbahej e sigurt në vendin e shkatërruar nga lufta. Qyteteve aplikante iu kërkua të demonstronin se si do të pasqyronin kulturën, muzikën dhe komunitetet ukrainase, nëse do të organizonin spektaklin në emër të Ukrainës. Kjo do të jetë hera e nëntë që BM mikpritëse e konkursit, më shumë se çdo vend tjetër.https://ata.gov.al/2022/10/08/liverpuli-mikprites-i-eurovision-song-contest-2023/
Liverpuli mikpritës i Eurovision Song Contest 2023
RELATED ARTICLES