Në kuadër të kësaj ndërhyrjeje, IKMT kreu prishjen e disa objekteve me funksion shërbimi, të cilat konsideroheshin pengesë për realizimin e projektit.
IKMT bën të ditur se, veprimet janë ndërmarrë për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit me rëndësi publike dhe mjedisore.
Sipas njoftimit zyrtar, pronarët e objekteve të prekura janë trajtuar me procedurat e shpronësimit për interes publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Projekti synon mbrojtjen dhe valorizimin e zonës natyrore të Liqenit të Ulëzës, duke krijuar kushte për zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e potencialit turistik të saj.





