Sa më shumë histori që ndahen nga të larguarit nga vendi, aq më i çuditshëm bëhet reputacioni i vendit. Korea e Veriut karakterizohet nga një regjim autoritar ekstremist dhe rregullat e tij janë krejt të ndryshme nga të tjerët në mbarë botën. Për shembull, dëgjimi i muzikës së huaj ose kryerja e telefonatave ndërkombëtare mund të dënohet me vdekje. Për shkak të kufizimeve financiare dhe kërkesës për një leje të veçantë, shumë pak qytetarë në Korenë e Veriut zotërojnë dhe drejtojnë makina. Shumica e njerëzve mbështeten në transportin publik dhe biçikletat. Koreja e Veriut mban zgjedhjet për të zgjedhur liderët e partive që do të qeverisin vendin. Megjithatë, zakonisht ka vetëm një kandidat, kështu që ata thjesht marrin një fletë votimi me emrin e Kim Jong-un dhe e hedhin në kuti. Kur koreano-veriorët përmendin emrin e liderit të tyre, ata gjithmonë duhet ta shoqërojnë me një mbiemër që e lartëson atë, si ‘i dashur Kim’ ose ‘Kim suprem’. Përdorimi i disa llojeve të veshjeve është gjithashtu i kufizuar në Korenë e Veriut. Xhinset e ngushta, për shembull, konsiderohen si simbol i kapitalizmit dhe për këtë arsye njerëzit nuk lejohen t’i veshin ato. Mbikëqyrja e turistëve merret shumë seriozisht. Njerëzit që vizitojnë vendin shoqërohen nga udhërrëfyes dhe zyrtarë dhe duhet t’u përmbahen rregullave specifike të sjelljes. Çdo udhëzim i dhënë nga rojet duhet të ndiqet me rigorozitet. Zgjedhja e karrierës gjithashtu nuk varet nga qytetarët individualë. Është qeveria që zgjedh profesionet e njerëzve dhe kjo nuk varet nga nevojat e njeriut, por nga nevojat e vendit. Të larguarit thonë se punët më të mira u jepen fëmijëve të të pasurve dhe të fuqishmëve. Kur Kim Jung-un mori detyrën në vitin 2013, ai prezantoi një listë të prerjeve të flokëve që do të lejoheshin në vend. Koreanët e Veriut punojnë gjashtë ditë në javë dhe një person mesatar punon pothuajse shtatë orë jashtë orarit çdo javë, që do të thotë se ata marrin shumë pak pushim. RTSH
Ligjet e çuditshme të Koresë së Veriut
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on