Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETALigatinat kthehen në parajsë për zogjtë

Ligatinat kthehen në parajsë për zogjtë

Parku ligatinor i Lumit të Verdhë në fshatin Hetan, Yinchuan, kryeqendra e Rajonit Autonom Ningxia Hui të Kinës veriperëndimore, ka pësuar ndryshim drastik, nga një moçal me erë të keqe në një burim oksigjeni natyror, përcjell “Xinhua”. “Prej vitit 2018, startoi një projekt pastrimi për të frenuar ujërat e zeza dhe ndotësit e tjerë që të dëmtonin lumin dhe për të ruajtur mjedisin ekologjik, duke ndërtuar ligatina dhe duke modernizuar sistemin lokal të kullimit”,- tha Cao Jing, shefja e Zyrës lokale për Ekologjinë dhe Mjedisin. Parku tani shërben edhe si një strehë natyrore për zogjtë shtegtarë, si dhe një vend i famshëm mbarëkombëtar për fotografët që të bëjnë fotografi.https://lajme.rtsh.al/artikull/ligatinat-ne-kinen-veriperendimore-kthehen-ne-parajse-per-zogjte-shtegtare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments