Sipas të dhënave për tregtinë e jashtme, eksportet u rritën me 52,1% edhe në krahasim me muajin gusht 2026, ndërsa importet arritën në 78,6 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 4,8%.
Deficiti tregtar në shtator zbriti në 47,3 miliardë lekë, me një ulje prej 0,9% krahasuar me shtatorin e vitit 2025 dhe 13,9% në raport me muajin paraardhës.
INSTAT bën të ditur se, në rritjen e eksporteve ndikimin kryesor pozitiv e dhanë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, me 12,8 pikë përqindje, të ndjekura nga materialet e ndërtimit dhe metalet, me 3,4 pikë përqindje, si dhe makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit, me 1,8 pikë përqindje.
Nga ana tjetër, grupi i tekstileve dhe këpucëve vijoi të ndikojë negativisht në ecurinë e eksporteve, me 5,5 pikë përqindje.
Në anën e importeve, ndikimin më të madh në rritjen vjetore e dhanë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, me 3,2 pikë përqindje, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet, si dhe ushqimet, pijet dhe duhani kontribuuan me nga 0,5 pikë përqindje.





