Vepra e Angelo Masci-t (Engjëll Mashi), prekursor i Rilindjes Kombëtare “Discorso sull’origine, costumi e stato attuale della Nazione Albanese” (1847), botohet më 265-vjetorin e lindjes dhe 200-vjetorin e ndarjes nga jeta. Akademia e Shkencave të Shqipërisë thotë se, vepra trajton autoktoninë e shqiptarëve dhe prejardhjen e tyre nga pellazgët, ngre lart luftën e shqiptarëve për liri dhe kërkon që arbëreshët e Italisë të njihen nga shteti si një kombësi e veçantë. Kjo vepër u përgatit dhe është shoqëruar me parathënie nga akad. Francesco Altimari. Engjëll Mashi është studiues arbëresh i historisë dhe i kulturës popullore shqiptare. Mësimet fillore i kreu në kolegjin e Shën-Adrianit. Studimet për drejtësi i përfundoi në Napoli. Ai kreu detyra zyrtare të rëndësishme në Mbretërinë e Dy Sicilive. Mashi është autor i një vepre në italisht me titull “Discorso sull’origine, costumi e stato attuale della nazione albanese”, Napoli 1807 (Fjalë për prejardhjen, zakonet dhe gjendjen e tanishme të kombit shqiptar), që u botua menjëherë pas daljes në frëngjisht të studimit të Konrad Malt-Brun (Conrad Malte-Brun, 1775-1826) Essai sur l’origine, les moeurs et l’état actuel de la nation albanaise (Ese për prejardhjen, zakonet dhe gjendjen e tanishme të kombit shqiptar). Vepra ndikoi pozitivisht tek arbëreshët e Italisë dhe tek rilindasit shqiptarë. Botimi i parë i saj u përkthye në frëngjisht nga gjeografi i njohur Maltebrun, duke i bërë të njohur shqiptarët në botën e jashtme. atsh
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on