Për të 17-in vit me radhë Lezha kremton “Ditën e Shtegtarëve”, një festë që u dedikohet emigrantëve të cilët në këtë periudhë kthehen në vendlindje. Aktivitetet për këtë festë të kthyer në traditë nisin me ndeshje futbolli mes një grupi qytetaresh dhe emigrantesh të cilët janë kthyer për pushime verore pranë familjeve të tyre. Sipas organizatorëve, festa e shtegtarëve shënjon një ditë bashkimi mes vendasve dhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë. Veprimtaritë për “Ditën e Shtegtarëve” do të kulmojnë mbrëmjen e kësaj të martë në sheshin “Gjergj Kastrioti” me një koncert festiv me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm të skenës shqiptare. Festës e cila do të zgjasë për disa orë pritet t’i bashkohen dhjetëra emigrantë dhe qytetarë lezhjanë, duke kaluar çaste gëzimi dhe argëtimi në këto ditë të nxehta gushti. RTSH
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on