Tuesday, March 25, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARELetonia forcon mbrojtjen e kufirit me Bjellorusinë

Letonia forcon mbrojtjen e kufirit me Bjellorusinë

Duke ecur me të njëjtin hap me Poloninë dhe Lituaninë, Letonia tha se po forconte gjithashtu mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë fqinje. Roja kufitare e Bashkimit Evropian Baltik dhe vendit të NATO-s tha se ne kufirin e saj me Bjellorusinë do të vendosen oficerë shtesë, për shkak të një kërcënimi hibrid në rritje të shpejtë. “Brenda 24 orëve të fundit, 96 persona u përpoqën të kalonin kufirin ilegalisht nga Bjellorusia për në Letoni”, tha dje roja kufitare në një deklaratë, duke shtuar se autoritetet bjelloruse po përfshiheshin gjithnjë e më shumë në organizimin e kalimeve të parregullta kufitare nga migrantët. Sipas deklaratës, Letonia ka informacione që tregojnë një rritje të mundshme të kërcënimeve hibride. Prandaj roja kufitare vendosi ndalimin e pushimeve dhe i tërhoqi rojet kufitare nga pushimet e tyre. Përveç kësaj, autoriteti kërkoi mbështetje nga forcat e armatosura dhe policia letoneze. Ministrja letoneze e Mbrojtjes, Inara Murniece më pas urdhëroi ushtrinë të vendoste forca shtesë në kufi. Letonia ndan një kufi prej rreth 172 kilometrash me Bjellorusinë, një aleat i ngushtë i Rusisë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ