Që nga viti i themelimit, 1963, Lamborghini ishin të destinuara të kishin nuanca të ndryshme ngjyrash, siç mund të shihet nga 350 dhe 400 GT-të e para të cilat adoptuan ngjyra të rralla, por mjaft standarde për kohën me kufizime të vendosura kryesisht nga moda e momentit. dhe kërkesat pasuese të klientëve. Me modelin ‘‘Miura” e prezantuar më 1966, marka përjeton një shpërthim ngjyrash, por janë edhe klientët ata që kanë ndryshuar: më të rinj dhe më pak të lidhur me stilet tradicionale. Modeli ”Countach”, i prezantuar në vitin 1971 dhe prodhuar duke filluar nga viti 1973, sjell gjithashtu një rinovim në gamën e ngjyrave. Vitin tjetër, 1976 lindi modelli ‘‘Espada”, e krijuar për përdorim familiar, shpesh porositet me ngjyra të ndezura, si ari metalik; dhe seria speciale VIP Espada, nga ana tjetër, paraqet një nga karakteristikat e saj dyngjyrësh: me ngjyrë portokalli dhe të zezë ndër më të njohurat. ”Diablo” ka lindur mbi të gjitha me ngjyrat pastel, në vitet e para të jetës, ndërsa në fund të prodhimit mbërrijnë shumë nuanca metalike si ”Oro Elios” i shkëlqyer. Purple u shfaq me Diablo SE 30 të vitit 1993, i lindur për të festuar 30 vjetorin e kompanisë dhe luajti në videoklipin e këngës “Cosmic Girl” nga Jamiroquai. Murciélago, në vitin 2001, sheh suksesin e ngjyrave të perla, shpesh të kombinuara, në kontrast, me fibra karboni. Më tej, Gallardo, në 2003, u zgjodh shpesh në Arancio Atlas ose Giallo Orion. Epoka moderne, e cila na çon në ditët e sotme, në të cilën protagonistët janë Aventador, Huracán dhe Urus, përbëhet nga ngjyra të veçanta si ato me nuanca të ndryshueshme në varësi të mënyrës se si ato goditen nga rrezet e dritës … të ashtuquajturat ngjyra Harlequin, ose të ylbertë. Që nga viti 2013 është e mundur të zgjidhni nga një seri pothuajse e pafund kombinimesh, ose të krijoni tuajat, pavarësisht se ka më shumë se 360 ngjyra për të zgjedhur, 60 prej të cilave janë e ndarë në 5 familje. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on