Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshjet e dialogut mbesin të vlefshme dhe të detyrueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe të njëjtat duhet të zbatohen plotësisht, pa asnjë kusht apo vonesë. Ai ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij në formimin Alpbach dhe atë në Bled. “Në Bled jam takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Folëm për përgatitjet për takimin e radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të datës 3 qershor. Unë gjithashtu ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri të Kosovës. Nga Bled, fluturova për në Beograd, ku u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Folëm në detaje për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar ai. Diplomati sllovak ka thënë se po përgatiten për takimin e liderëve në Bruksel që pritet të mbahet më 14 shtator.
Lajçak:Marrëveshjet duhet të zbatohen pa kushte e vonesa
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on