Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke bërë vlerësimin për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa komuna. Në mbledhjen e qeverisë, ai tha se dëmet janë të mëdha, por krahas rimëkëmbjes duhet të bëhet edhe rivlerësimi i sjelljes karshi natyrës. Ai kërkoi hetime për shkaktarët e këtyre përmbytjeve. Ndërkohë, theksoi se, ndihma nuk do të mungojë karshi komunave të përmbytura. Kujtojmë se opozita ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës për mungesë të reagimit të shpejtë karshi situatës me përmbytjet. ATSH