Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Kurti: Bandat terroriste s’kanë shans me policinë tonë

​Kurti: Bandat terroriste s’kanë shans me policinë tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë që të dorëzojë terroristët që kanë ikur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Në një intervistë për një medium boshnjak, Hyat tv, Kurti ka përsëritur se shteti serb qëndron prapa këtij sulmi, dhe për këtë siç ka thënë ai, veç tjerash, dëshmon edhe fakti që Serbia ka shpallur ditë zie për vdekjen e tre terroristëve. Ai ka thënë se e diela e 24 shtatorit dëshmoi se organizatat terroriste dhe bandat e tilla kriminale nuk kanë asnjë shans me Policinë e Kosovës, transmeton KosovaPress. “Kjo do të thotë se pas tyre qëndron Serbia dhe mbi ta, Beogradi zyrtar ka dhënë urdhrin për të sulmuar Kosovën, por mendoj se tani e kanë kuptuar se organizatat dhe bandat e tilla terroriste nuk kanë asnjë shans me policinë tonë. Mos harroni se këta nuk janë banda kontrabandistësh, as qytetarë të thjeshtë që kanë rrokur armët, janë forca paramilitare profesionale, kush e di ku kanë luftuar më parë, dhe tani kanë ardhur të luftojnë në Kosovë. Por, Kosova është një Republikë paqësore demokratike, një shtet sovran që nuk mund të lejojë sulme të tilla dhe do të duhet të përballen me drejtësinë dhe të dënohen për vrasjen e Afrim Bunjakut, plagosjen e Alban Rashitit dhe shkeljen e ligjit tonë dhe rendit tonë kushtetues dhe publik. Në Serbi ekzistojnë dy organizata, ndoshta kanë anëtarë në pjesën veriore të Kosovës, të quajtura Brigada e Veriut dhe Mbrojtja Civile, dhe ne i kemi shpallur organizata terroriste në seancën e Qeverisë sonë më 29 qershor të këtij viti… Besojmë se këto dy organizata, të cilat mbështeten nga Beogradi zyrtar, janë drejtpërdrejt përgjegjëse”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments