Në kuadër të “Ditëve të Trashëgimisë”, ministrja e Kulturës Elva Margariti solli në vëmendje Kullën Veneciane, e cila shumë shpejt do të rrëfejë historinë e qytetit të Durrësit, si dhe do të orientojë vizitorët përmes monumenteve. “Me mbështetjen e programit EU4Culture Albania, nën zbatimin e UNOPS ky monument mesjetar do të shndërrohet në një qendër ku historia rrëfehet përmes teknologjisë digjitale”, shkruan ministrja Margariti në rrjetet sociale. Kulla Veneciane është një nga monumentet më simbolike të qytetit të Durrësit, e cila me përfundimin e restaurimit do të shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë së qytetit. Falë programit EU4Culture, kulla do të “flasë” përmes programeve teknologjike multimediale. Me një buxhet total prej 40 milionë euro, EU4Culture shtrihet në të gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 me ndërhyrje të planifikuara në një sërë objektesh të Trashëgimisë Kulturore. Përveç restaurimit, do të investohet në rijetëzimin e siteve të përzgjedhura të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve të vendndodhjes.http://ata.gov.al/2022/09/08/kulla-veneciane-do-te-transformohet-ne-qender-informacioni-historik/
Kulla Veneciane qendër informacioni
RELATED ARTICLES