Wednesday, October 4, 2023
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKulla e Lulash Keq Boshit, në Theth

Kulla e Lulash Keq Boshit, në Theth

Një ndër kullat më të veçanta në luginën ku ngrihet fshati Theth është ajo e Lulash Keq Boshit, ndërtuar në majë të një shkëmbi të thepisur, 9 metër të lartë e lidhur me shkëmbin në mënyrë organike dhe funksionale. Kulla ka një shtrirje horizontale dhe zë një sipërfaqe prej 87 m². Në fasadën e veri-perëndimore kalohet në katin përdhes ku strehohej bagëtia. Në ambientin e katit të parë është dyshemeja e poshtme, ku futesh në kullë nëpërmjet disa shkallëve prej guri. Në pjesën e sipërme del në fasadë frëngjia e realizuar mirë nga ana funksionale dhe arkitektonike. Frëngjia është një ndërtim solid punuar me gurë të gdhendur e dalë jashtë nga muret e kullës. Në katin e dytë, krahas dyshemesë ku është vatra dhe jetonte familja ndodhet edhe dhoma e miqve e cila është më e ngritur nga dyshemeja ku banon familja. Element i veçantë i dhomës së miqve është fakti se kjo dhomë është me oxhak, me tavan dërrase e trajtuar me mjaft përkujdesje që shpreh traditën e shqiptarëve për të përgatitur më të mirën për mikun. Kjo banesë mban statusin monument kulture, kategoria l-rë, shpallur në vitin 1987. Kohë kur dhe u kthye në Muze Etnografik i Dukagjinit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments