Saturday, March 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Kulla e Gjon Markagjonit”,Monument Kulture Kat. I

“Kulla e Gjon Markagjonit”,Monument Kulture Kat. I

DRTK Shkodër sjell përmes rrjeteve sociale një nga objektet emblematike të trashëgimisë kulturore të qarkut të Shkodrës: “Kulla e Gjon Markagjonit”, Monument Kulture i Kategorisë I, shpallur në vitin 1977. Kulla është një nga objektet më të veçanta në qytetin e Shkodrës, përsa i përket formës, kompozimit planimetriko-funksional dhe trajtimit arkitektonik. Ajo i përket Gjon Markagjonit, pinjoll i derës kapidanore të Gjonmarkajve, djali i vetëm i Mark Gjon Markut i njohur Markagjoni. Mbas vdekjes së të atit, më 1925, trashëgoi përgjegjësinë për të udhëhequr Mirditën sipas tagrit historik të derës si autoritet moral. Banesa në origjinë i përkiste stilit të banesës shkodrane me çardak e shek.XIX por pas tërmetit të 1905, familja fisnike i kërkoi arkitektit të njohur shkodranë Kolë Idromeno, rikonstruksionin e saj, duke i dhënë një stil tjetër neoklasik, dhe duke ndërtuar një kullë oktagonale, me 5 kate e cila për kohën ishte dhe me e larta në qytet, ndërkohë që rikonstruksioni dhe kulla përfunduan në vitin 1908. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ