Të shumtë priten të jenë turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ngjitjeve në mal, të cilët priten të vizitojnë zonat e mbrojtura. E rëndësishme me qëllim shmangien e aksidenteve është marrja e informacioni të duhur për shtigjet që duhet të ndjekin turistët. Drejtori, Gjana vendos theksin tek ruajtja e faunës dhe florës në zonat e mbrojtura, ku turistët duhet të jenë të kujdesshëm. Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.
