Ata që konsumojnë rregullisht mishin e kuq mund të jenë më të rrezikuar ndaj diabetit të tipit 2 më vonë gjatë jetës. Këtë ka treguar një studim i madh i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition. Ata që e konsumojnë shpesh mishin e përpunuar të tilla si si proshutat, kanë një rrezik akoma më të madh.
Xiao Gu, studiues ushqimor në Shkollën e Harvard thotë se reduktimi i mishit të kuq dhe ndryshimi i stilit të jetesës mund të ndihmojë në uljen rrezikun e diabetit të tipit 2.
Një studim amerikan ka analizuar raste të diabetit të tipit dy, të cilat u zhvilluan gjatë dekadave, ndërkohë që pyeti pjesëmarrësit për dietat e tyre. Studiuesit shikuan të dhënat shëndetësore nga 216,695 njerëz dhe u kërkuan atyre të plotësonin pyetësorët për dietën e tyre në 2 deri në katër vjet, deri në 32 vjet.
Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 22,000 të anketuar u tha se zhvilluan diabetin e tipit 2. Sipas gjetjeve ata kishin konsumuar më shumë mish të kuq të përpunuar e cila sipasstudiuesve u lidh ngushtë me një rrezik në rritje të zhvillimit të gjendjes.