Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKualifikueset e Europianit për U-21,sfidat ndaj Armenisë dhe Rumanisë

Kualifikueset e Europianit për U-21,sfidat ndaj Armenisë dhe Rumanisë

Shqipëria U-21 nis përgatitjet për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë, teksa trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka zbardhur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për dy sfidat e para të turneut. Kombëtarja U-21 luan duelin debutues në transfertë ndaj Armenisë më datë 8 shtator (ora 17:00, City Stadium – Abovyan), ndërsa më 12 shtator do të presë Rumaninë më takimin që luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar në ora 18:30. Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Plot 10 lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit. Në dispozicion të teknikut do të jenë lojtarë të perspektivës si portieri Simon Simoni, mbrojtësit Agan Mjaki, Adrian Bajrami, Edon Pruti, mesfushorët Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Arda Kurtulan, Leandro Frroku apo edhe Klevi Qefalia si edhe sulmuesit Stiven e Cristian Shpendi dhe Arlind Rexhepi. Kombëtarja U-21 do të grumbullohet që më datë 2 shtator në Stambolll, ku do të qëndrojë dhe stërvitet për 4 ditë me radhë dhe me datë 6 shtator, do të udhëtojë drejt Armenisë, aty ku më datë 8 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri më datë 9 për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Rumanisë më datë 12 shtator. Trajneri Bushi ka në dispozicion këtë herë një grup interesant me lojtarë të talentuar dhe në miqësoret e zhvilluar në mars dhe qershor, ka treguar formë të mirë. Objektivi kryesor i kuqezinjve është kualifikimi për herë të parë në finalet e një Europiani për këtë grupmoshë. Sakaq, trajneri Alban Bushi do të jetë të enjten para gazetarëve në një konferencë për mediat ku do të flasë për zgjedhjet e listës dhe synimet e grupit në këto kualifikuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments