Pas njoftimit për sanim dhe remont të disa blloqeve në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, kompania e distribucionit, KEDS, njoftoi se tashmë stabilizohet edhe situata e furnizimit me energji elektrike. KEDS njofton konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin. “Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm. Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën”, deklaron KEDS-i. Kjo kompani deklaron se në vazhdimësi do të përcjellë udhëzime praktike se si mund të kursehet energjia elektrike dhe ta përdoret racionalisht. “Në këto rrethana të vështira, ajo se çfarë na duhet është të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës”. KEK-u rikthen në prodhim njësitë B-2 dhe A-3, ME apel për kursim të rrymës Ministria e Ekonomisë deklaron se është duke monitoruar situatën e remontit dhe sanimit të blloqeve të “Kosovës A” dhe “Kosovës B” nga ana e KEK-ut, për t’u siguruar që këto blloqe do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit gjatë dimrit. “Përderisa kthimi i dy blloqeve në funksion luan rol kyç në përmirësimin e situatës energjetike në vend, si dhe sigurisë së furnizimit, Ministria e Ekonomisë bën thirrje për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit që të konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale në një kohë kur vendi, rajoni dhe Evropa janë duke u përballur me krizën e vështirësuar energjetike”, deklaron në njoftimin zyrtar, Ministria e Ekonomisë. Përndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përfunduar remontin e bllokut B2, njësi e cila tashmë është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 260 MWh. Gjithashtu, KEK ka përfunduar sanimin e rrjedhjeve të ujit në njësinë A3, e cila është rikthyer në funksion dhe është duke prodhuar afro 130 MWh. Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 MWh. KEK-u rikthen në prodhim njësitë B-2 dhe A-3 Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar për remontet e fundit në blloqet e saj. KEK-u njofton se tashmë në prodhim janë rikthyer blloku 2 në termocentralin ‘Kosova B’ dhe blloku 3 në termocentralin “Kosova A”. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) deklaron se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës, sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2. “Kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h”, deklaron KEK-u në njoftimin zyrtar. Korporata deklaron se mëngjesin e sotëm, ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3 dhe kjo njësi gjithashtu është kthyer në prodhim me kapacitet prej rreth 130 MË/h. “Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdojë me përkushtim t’i përfundojë edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MW/h”. Aktualisht vendi është duke u përballur me krizë energjetike dhe me reduktime. Në disa pjesë të vendit reduktimet e rrymës po arrijnë deri në 3 orë me rrymë e 3 orë pa të.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615733
Kthimi në prodhim i blloqeve B2 e A3, stabilizon furnizimin me rrymë
RELATED ARTICLES