Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAKryeziu-Asociacioni një e keqe e domosdoshmeKryeziu-

Kryeziu-Asociacioni një e keqe e domosdoshmeKryeziu-

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është një e keqe e domosdoshme që do t’i hapë rrugë fuqizimit ndërkombëtar të Kosovës. Profesori i të drejtës kushtetuese, deklaron për KosovaPress, se drafti i Asociacionit i propozuar nga euro-amerikanët, është në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet për vetëqeverisje lokale dhe Kartën Evropiane për vetëqeverisje lokale. Megjithatë, ai thekson se verdiktin final duhet ta jap Gjykata Kushtetuese, derisa shpreh dy shqetësime që sipas tij, janë te referimi i rezolutës 1244 ,te preambula e statutit, si dhe referimi i palëve te një komision i arbitrazhit në rast se qeveria dhe asociacioni kanë mospajtime. “Ne kemi shqetësim por (Asociacioni) kisha me quajt një e keqe e domosdoshme, e cila në të ardhmen në bazë të garancioneve ndërkombëtar,e do t’i hap rrugë Kosovës që të integrohen në mekanizma ndërkombëtar, siç është Interpoli, OSBE-ja, Këshilli i Evropës, OKB-ja dhe kështu me radhë… Barrën kryesore e ka Gjykata Kushtetuese, e cila është një institucion që do të jep verdiktin e fundit. Nëse konsiderohet se ka ndonjë dispozitë që është në kundërshtim me Kushtetutën, ajo duhet të bie. Do të punohet në mënyrë profesionale dhe politike, pasi ka të bëjë me integrimin e një institucioni të veçantë në Republikën e Kosovës”, thotë ai. Kryeziu thotë se në bazë të draftit të publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, Asociacioni do të ketë një pushtet specifik lokal me disa kompetenca vetanake, që garantohen edhe përmes Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisarit. Megjithatë, ai shpreh dy shqetësime që sipas tij, janë te referimi i rezolutës 1244, te preambula e statutit, si dhe referimi i palëve te një komision i arbitrazhit në rast se qeveria dhe asociacioni kanë mospajtime. Sipas tij, garancia e propozimit euro-amerikanë, është se statuti i Asociacionit do të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, derisa përmend se për të njëjtën kanë punuar shkollat juridike, franceze, gjermane, amerikane dhe shqiptare. Diplomatët euro-amerikanët më 21 tetor paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit. Drafti nga institucionet kosovare nuk është publikuar ende, megjithatë, së fundmi i është dorëzuar edhe partive opozitare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ