Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEKOSOVADogana kalon 1.5 miliard euro të ardhura

Dogana kalon 1.5 miliard euro të ardhura

Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të ardhurave me 1.5 miliard euro. Ky rezultat është edhe një rekord tjetër i shënuar për periudhën në të cilën flasim. Sipas Doganës, të ardhuratyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me 124 milion apo 9% më shumë të hyra. “Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale. Ne gjithashtu kemi trajtuar me efikasitet çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, duke synuar që të avancojmë integritetin e organizatës si dhe orientimin në shërbim. Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e pa rezervë nga Qeveria në efikasitetin e deritanishëm dhe po ashtu çmojmë përkrahjen e partnerëve tanë si Ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë, projektet e GIZ-it gjerman dhe organizatat ndërkombëtare të cilët janë duke na ndihmuar në avancimin e kapaciteteve. Kontributi dhe bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve si dhe me publikun ka qenë I rëndësisë kritike për rezultatet tona të deritanishme, andaj ky bashkëpunim mbetet në qendër të vëmendjes sonë, me qëllim që të promovojmë vlerat e mirëbesimit dhe të avancojmë me shërbimet, ku kryesore mbetet transformimi digjital dhe në përgjithësi lehtësirat tregtare”, thuhet në komunikatën e doganës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ