Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, raporti i kredive me probleme zbriti me 0,57miliardë gjatë vitit 2024 duke shënuar nivelin 4,17% në muajin dhjetor nga 4,74% që kishte qenë në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas BSH-së, në total kredia me probleme në sektorin bankar llogaritet aktualisht në 34,8  miliardë lekë nga 35,3 miliardë lekë që ishte në fund të dhjetorit 2023.

Banka Qendrore informoi se ndikim në rënien e kredisë me probleme ka dhënë fshirja e kredive të humbura dhe shlyerja e huave me probleme nga individët.

Nga ana tjetër, performanca e sektorit bankar paraqitet mjaft e mirë, me fitime që kanë arritur vlerat më të larta historike. Kjo po ndikon në rritjen e ofertës për kredi që ka impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë së vendit.

Sipas BSH-së, në fund të shtatorit portofoli total i kredisë për ekonominë, arriti vlerën e 835,6 miliardë lekëve me rritje vjetore 12,3% me bazë vjetore.