Banka Qendrore vëren se, kreditë me probleme janë në nivel të qëndrueshëm dhe në 3- mujorin e tretë të këtij viti, ato regjistrojnë nivelin më të ulët në 16 vitet e fundit.
Sipas BSH-së, në total kredia me probleme në sektorin bankar llogaritet aktualisht në 37.4 miliardë lekë nga 35 miliardë lekë që ishte në fund të shtator 2023 dhe trendi po vijon në rënie.
Banka Qendrore informoi se ndikim në rënien e kredisë me probleme ka dhënë fshirja e kredive të humbura dhe shlyerja e huave me probleme nga individët.
Nga ana tjetër, po vijon të ndikojë edhe rritja e ofertës për kredi që ka impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë së vendit.
Sipas BSH-së, në fund të shtatorit portofoli total i kredisë për ekonominë, arriti vlerën e 812 miliardë lekëve, ku kryeson sektori i pasurive të paluajtshme, ndërtimi e turizmi