Fotografia e fotografit të agjencisë fotografike EPA, Sergey Kozlov, e titulluar “Lufta Ukrainë-Rusi”, fitoi çmimin Fotografisë së Vitit në Istanbul Photo Awards, edicionin e nëntë të konkursit vjetor ndërkombëtar të fotografisë të organizuar nga Anadolu Agency (AA) për të mbështetur fotoreporterët. Konkursi është tani një platformë e përhapur globalisht me më shumë se 16 000 përdorues ndërkombëtarë. Një juri prestigjioze u mblodh online dhe zgjodhi fotografitë fituese për Istanbul Photo Awards 2023. Fotografia e Kozlovit u zgjodh fituese mes më shumë se 21 000 fotografive të dorëzuara nga vende të ndryshme të botës. Fituesit u zgjodhën nga fotografi që mbuluan ngjarjet globale të vitit të kaluar, të tilla si lufta Ukrainë-Rusi, incidentet në Territoret Palestineze, presionet e administratës talebane, trafikimi i fëmijëve në Nigeri, ndryshimet mjedisore, studimet e botës së egër në Tajlandë, Kupa e Botës në Katar, ndeshjet portugeze me dema, akullthyesit e Arktikut si dhe përditshmëria e albinëve afrikanë. Juria ndërkombëtare deklaroi se cilësia e fotografive të dërguara ishte shumë e lartë dhe kishin vështirësi të mëdha në marrjen e vendimit në eliminimet e bëra në platformën e përgatitur enkas nga ekipi i Teknologjive të Informacionit të AA-së. Këtë vit, 29 fotografë morën çmime në dhjetë kategori në konkursin e mbështetur nga Nikon, Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) dhe Turkish Airlines (THY). atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on