Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKosovë: Bashkëpunim i ngushtë mes komiteteve olimpike

Kosovë: Bashkëpunim i ngushtë mes komiteteve olimpike

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gerti Shima morën pjesë në edicionin e pestë të platformës “Tryeza e Sportit” në Kosovë. Në fjalimet e tyre zëvendësministrja Daulina Osmani dhe presidenti i KOK, Ismet Krasniqi e vendosën theksin tek prioritet që do të kenë për vitin 2024, mbështetja nga Qeveria me politika sportive dhe investime, si edhe përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe Lojërat Mesdhetare Prishtinë 2030. Presidenti Ylli mbajti një fjalë përshëndetëse në këtë forum të rëndësishëm, ku ai veçoi bashkëpunimin e ngushtë që dy Komitetet Olimpike duhet të kenë për të çuar më lart sportin e shqiptarëve.

“Ne nuk jemi në garë e njëri tjetrin, por bashkë mund të garojmë më mirë. Ne nuk numërojmë kush merr më shumë medalje, por nëse bashkojmë forcat mund të marrim më shumë medalje. Nëse ju keni përparësi në xhudo, trajnerët tuaj mund të kontribuojnë që këtë cilësi ta rrisin edhe sportistët tanë. Nëse në peshëngritje ne jemi më mirë, sportistët tuaj mund të stërviten pranë qendrave tona. Jemi një treg i vogël ne shqiptarët, nëse rrimë të ndarë. Por nëse bëhemi bashkë ka më shumë hapësirë, ka më shumë ardhura dhe mundësi për të prodhuar më shumë dhe për të marr më shumë suksese”, tha presidenti Ylli. Kreu i KOKSH konfirmoi mbështetjen e tij Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ndërsa i ftoi vëllezërit nga Kosova që të mbështesin projektin e KOKSH për ndërtimin e Qendrës Olimpike në Tiranë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments