Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIKosova, partner i fuqishëm ekonomik për Shqipërinë

Kosova, partner i fuqishëm ekonomik për Shqipërinë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka pritur në takim zëvendësministrin për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë Besart Kadia. Në këtë takim u tha se Kosova partner i fuqishëm ekonomik për Shqipërinë. Rafuna ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i sfidave që paraqiten te bizneset, si dhe për ta bërë tregun e të dyja vendeve atraktiv për vizitorë. Rafuna tha se OEK është e gatshme për të kontribuar për thellimin e bashkëpunimit.

“Do të bisedojmë se cilat janë kërkesat dhe idetë, për një zhvillim ekonomik mes dy qeverive. Ne si Odë Ekonomike jemi të gatshëm të labojrojmë për themelimin e bashkëpunimit”, tha Rafuna. Ndërsa, zëvendësministri Kadia u shpreh se synimi i këtij takimi është tregu atraktiv për të dyja shtetet. “Është një potencial i cili është i pafundmë sa i përket benefiteve dy palësh si u tha në takimet, ky është takimi i dytë i çështjeve diplomatike. Mbi 1287 biznese kosovare që është tregues i potencialit, ndërsa nga Shqipëria 2022 biznese janë të regjistruara në Kosovë.

Prandaj synimi është tregu atraktiv për të dy shtetet”, u shpreh ai. Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj shtoi se Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë. “Kosova do të jetë një partner i fuqishëm për Shqipërinë. Ne e dimë se kemi çfarë të bëjmë, janë bërë gjëra të mira, por këto diskutime janë për t’i bërë akoma më mira,” shtoi Malaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ