Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova ngjitet me 5 vende sa i përket fuqisë ushtarake

Kosova ngjitet me 5 vende sa i përket fuqisë ushtarake

Bazuar në matjet vjetore të GFP, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar ngritje me pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore. Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se në këtë studim është vlerësuar numri i ushtrisë, numri i pajisjeve ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. “Ushtria e Republikës së Kosovës çdo vit e më shumë po ngre kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale për të kontribuar jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, por dhe në rajon e më gjerë”, ka shkruar Mehaj në rrjetet sociale. Në këtë publikim, Kosova është renditur në vendin e 134-të sa i përket fuqisë ushtarake, duke qenë kështu në pesë pozita më të larta sesa vitin e kaluar. Ndërkaq Shqipëria, renditet në vendin e 91-të, duke u përmirësuar për 24 vende krahasuar me 2022-tën. Serbia është renditur në venin e 58-të, duke pësuar rënie për katër shkallë. Kroacia renditet e 69-ta, Bosnja e Hercegovina e 133-ta, ndërsa Mali i Zi në vendin e 128 dhe Maqedonia në vendin e 108-të. Në 10 vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, janë SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca dhe Italia. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments