Republika e Kosovës do të vijoj të MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit të ditës së premte, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në orët e mëgjesit dhe mesditës në zonat Jugperëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e Kosovës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të ulen e në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 13°C temperatura më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 35°C vlera më e lartë në Gjakovë. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.



