Qeveria e Koresë së Jugut ka pezulluar përdorimin në vend të aplikacionit të inteligjencës artificiale kineze (AI) DeepSeek.

Komisioni për Mbrojtjen e Informacionit Personal të Koresë së Jugut (PIPC) e justifikoi vendimin e tij me arsyetimin e shqetësimeve në lidhje me praktikat e mbledhjes së të dhënave të aplikacionit.

Kina ka dënuar vendet që kërkojnë të “politizojnë tregtinë dhe teknologjinë” pas njoftimit të Koresë së Jugut se qeveria e Seulit do të bllokojë përdorimin e IA nga startup-i kinez DeepSeek derisa të zgjidhen shqetësimet për privatësinë e të dhënave.

“Shpresojmë që vendet përkatëse të përmbahen nga marrja e masave që ekzagjerojnë konceptin e sigurisë ose politizojnë çështjet e tregtisë dhe teknologjisë,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun, duke komentuar këtë çështje në konferencën e përditshme.