Monday, March 17, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKOREA E JUGUT – Të paktën 32 të humbur nga moti i...

KOREA E JUGUT – Të paktën 32 të humbur nga moti i keq

Numri i të vdekurve nga shiu masiv dhe përmbytjet në Korenë e Jugut u rrit në 32 persona. Gjashtë trupa u gjetën nga një tunel i përmbytur në qytetin qendror të Koresë, Osong, sot në mëngjes, njoftuan mediat koreano-jugore. Për më tepër, të paktën 10 persona konsideroheshin ende të zhdukur. Autoritetet besojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej. Shirat e rrëmbyeshëm kanë vazhduar që nga fundi i javës së kaluar. Ato kanë shkaktuar disa rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në pjesë të ndryshme të vendit. Më shumë se 7000 banorë duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të shpëtoheshin nga përmbytjet. Situata mbeti e tensionuar. Byroja Kombëtare e Motit ka njoftuar se reshjet e dendura të vazhdueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në pjesën më të madhe të vendit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ