600 motoristë nga e gjithë bota morën pjesë në “Korça Moto Festival”. “600 motoristë nga e gjithë bota morën pjesë në “Korça Moto Festival” duke krijuar një super atmosferë, të gërshetuar jashtëzakonisht mirë edhe me mikpritjen e traditën e mirënjohur korçare” Ky aktivitet u organizua për herë të 5-të duke sjellë motoristë të shumtë që u mblodhën në sheshin para katedrales dhe zhvilluan një paradë përqark qytetit. Të shumtë ishin dhe qytetarët e Korçës apo turistët që u bënë pjesë e festivalit për të shijuar spektaklin që ata ofruan.atsh