Fundjava në Korçë ka qenë nën ritmet dhe atmosferën e muzikës jazz dhe blues. Artistë e grupe, nga brenda vendit por kryesisht të ardhur nga vende të tjera, u mblodhën në Pazarin e Vjetër të Korçës, në kuadër të Gjon Mili Jazz & Blues Festival, duke sjellë gjallëri për qytetin dhe vizitorët e tij të shumtë. “Gjon Mili, Jazz & Blues Festival” solli dje në Pazarin e Vjetër të Korçës një mbrëmje fantastike. Ky festival që promovon figurën e Gjon Milit, fotografit korçar me famë botërore vjen për të disatin vit rradhazi në Korçë”, është shprehur kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. “Gjon Mili Jazz&Blues Festival” synon promovimin e figurës së Gjon Milit, si e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar ka me historinë botërore të muzikës Jazz dhe Blues, duke e bërë pjesë të Trashëgimisë Kulturore dhe Artistike të Shqipërisë. Si muzikant amator që luante oboen, Gjon Mili pati një lidhje të veçantë me muzikën Jazz dhe arriti të dokumentojë dy periudhat më të rëndësishme të saj: periudha Swing dhe periudha Modern Jazz, kur muzikantët filluan të luajnë kryesisht për qëllime artistike. Gjithçka filloi në vitin 1943, kur Gjon Mili realizoi për revistën Life, 2 nga setet e tij fotografikë më të famshëm “The Lindi Hop” dhe “Jam Session”. Në këtë edicion të dytë të Festivalit “Gjon Mili”, artistët fillimisht performuan në Tiranë, tek instalacioni “Reja” dhe më pas në “Pazarin e Vjetër” të Korçës. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on