Monday, March 24, 2025
HomeSOCIALEKorça , gati për të pritur mijëra vizitorë

Korça , gati për të pritur mijëra vizitorë

Korça është kthyer në kryeqendrën e festimeve në periudhën e festave të fund vitit. Të shumtë janë ata që zgjedhin qytetin juglindor për të festuar Krishtlindjen dhe vitin e ri, për atmosferën e bukur që krijohet në qytet. Qyteti i festave do të jetë edhe më i bukur këtë fund vit me dekorin festiv që është duke u vendosur. Prej disa javësh punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike kanë nisur punën për vendosjen e zbukurimeve për t’i dhënë Korçës një atmosferë festive. Risi për dekorin e këtij fund viti do të jetë vendosja e një bredhi të ri me përmasa akoma më të mëdha se ai i vitit që shkoi. Bëhet fjalë për një strukturë metalike me një bazament me diametër 10 metra dhe lartësi 16 metra. Ndërkohë që nuk do të mungojë edhe këndi i lojërave për fëmijët, që do të gjallërojë qendrën e qytetit. Një tjetër risi për këtë fund vit është edhe ndriçimi i gjithë fasadës të godinës së bashkisë Korçë, teksa globi i ndriçuar me drita kësaj here është pozicionuar tek sheshi para teatrit. Nuk do të mungojnë zbukurimet dhe dritat edhe tek Pazari i Vjetër i cili këtë vit vjen me një dekor ndryshe, e po ashtu edhe zbukurimet e shumta në rrugët kryesore e sheshet e gjithë qytetit. Ndërkohë që një kalendar i pasur me aktivitete artistike e kulturore do të zhvillohen gjatë muajit dhjetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ