Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKonventa e “Les Entreprises du voyage”

Konventa e “Les Entreprises du voyage”

Konventa e drejtuesve të “Entreprises des Voyages” të Francës do të bëhet në Shqipëri vjeshtën e ardhshme. Lajmin e bëri të ditur në rrjetet sociale, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila u shpreh se zhvillimi i Konventës së drejtuesve të “Entreprises des Voyages” të Francës në Shqipëri, do jetë një mundësi e mirë për operatorët tanë turistikë. “Me presidentin e Konfederatës Kombëtare Franceze të Ndërmarrjeve të Udhëtimit “Les Entreprises du voyage”, Jean-Pierre Mas dhe Sekretaren e Përgjithshme të Konfederatës Valerie Boned, në një takim shumë konstruktiv vendosëm që konventa e drejtuesve të “Entreprises des Voyages” të Francës të bëhet në Shqipëri vjeshtën e ardhshme. Një mundësi e shkëlqyer për operatorët tanë turistik të lidhen me homologët francezë për oportunitete të reja për turizmin shqiptar”, theksoi Kumbaro. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Rajoneve Malore Frankofone, në Francë ku ka patur takime të shumta me drejtues dhe sipërmarrës francezë në fushën e turizmit.https://ata.gov.al/2022/09/24/konventa-e-les-entreprises-du-voyage-ne-shqiperi-kumbaro-mundesi-per-operatoret-turistike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments