Kontracepsioni hormonal i përdorur nga miliona gra në mbarë botën është lidhur me një rrezik në rritje të zhvillimit të një lloji të rrallë të tumorit të trurit, shkruan news.sky.com. Një studim zbuloi se përdorimi i zgjatur i barnave të caktuara që përmbajnë hormonin progestin mund të rrisë rrezikun e meningiomës, një tumor kryesisht jo kanceroz deri në pesë herë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë gratë që të mos ndalojnë përdorimin e kontrollit të lindjes pa u konsultuar me mjekun e tyre. Nga progestinët e përfshirë në studim, i vetmi i përdorur në Mbretërinë e Bashkuar që lidhet me një rrezik më të lartë të kancerit ishte medroksiprogesteroni acetat, një kontraceptiv injektues i disponueshëm nën emrin e markës Depo-Provera.
Të dhënat e NHS sugjerojnë se ka rreth 10 000 receta për ilaçin çdo muaj në Angli. Sipas studimeve, përdorimi i zgjatur për më shumë se një vit u shoqërua me një rritje disafish të rrezikut të zhvillimit të meningiomës. “Megjithëse ky duket si një rrezik shumë i lartë, është e rëndësishme të kuptohet se meningioma është e rrallë dhe se një rritje pesëfish në një sëmundje të rrallë është ende një sëmundje e rrallë”, thekoi Paul Pharoah, profesor i epidemiologjisë së kancerit në Cedars-Sinai. ”Nga 10 000 gra që janë në të 30-at sot, rreth 40 mund të presin që të diagnostikohen me meningioma përpara se të mbushin 80 vjeç”, theksoi ajo