Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKonferencë jubilare në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit

Konferencë jubilare në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit

Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizoi sot konferencën jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Të pranishëm ishin akademikë nga të gjitha trojet shqipfolëse, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e të tjera figura të rëndësishme të Shkencës. Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të ASHSH, akad. Skënder Gjinushit. “Kjo konferencë është një ngjarje kyçe me rëndësi historike. Së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kemi punuar për t’i dhënë rëndësinë e duhur, ne shenjë mirënjohjeje ndaj atyre që punuan për Kongresin e që sot nuk janë më mes nesh”, u shpreh akad. Gjinushi. Njehsimi i gjuhës kombëtare është një prej fakteve ndikues në forcimin e identitetit të një populli, faktor kryesor përcaktues për identitetin. Kongresin e vitit `72, akad. Gjinushi e cilëson si një ngjarje të madhe historike, e cila ishte produkt i një përgatitjeje shumëvjeçare, në trojet shqiptare. Kërkesat e mendimtarëve shqiptarë që në shekullin e 19-të, për një gjuhë të përbashkët, ishin shprehje e ëndrrës së gjithë shqiptarëve për një bashkim. “Tashmë, 50 vjet pas mbajtjes së këtij kongresi, mund të thuhet se gjuha e njehsuar i ka kaluar sfidat e kohës. Gjuha e njehsuar shqipe rezultoi e suksesshme dhe funksionale, duke provuar katërcipërisht barazinë e saj me cdo gjuhë të madhe e të vogël, me përkthimet nga antikiteti, e deri te shkrimet e shenjta”, deklaroi akad. Gjinushi përpara të pranishmëve në sallë. Ai shtoi se Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e konsideron përgjegjësi promovimin, përditësimin e mbrojtjen e gjuhës së njehsuar, në të gjitha rrafshet dhe se rendi e rregullimi i saj nuk është një proces i mbyllur përgjithnjë, por ajo pasurohet, përsoset, përparon e konsolidohet dhe se dialektet janë një rezervat i pasurimit të saj.https://ata.gov.al/2022/11/10/konference-jubilare-ne-50-vjetorin-e-kongresit-te-drejtshkrimit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments