Komuna SKENDERAJ në Kososvë

0
16

Skënderaj është qytet dhe komunë që ndodhet në Rajonin e Mitrovicës të Kosovës. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, qyteti i Skënderajt ka 9,372 banorë, ndërsa komuna ka 50.858 banorë.

Është qyteti më i madh në rajonin gjeografik të Drenicës. Ai është i populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë. Pretendohet të jetë qyteti më i varfër në Kosovë. Është vendi ku filloi Lufta e Kosovës në vitin 1998 dhe të cilit i është bërë dëmi më i madh.

Karakteristikat klimatike
Në komunën e Skënderajit si makroklimë mbizotëron klima kontinentale me verëra të nxehta dhe me dimëra shumë të ashpër dhe të ftohët. Meqënëse komuna ka një terren kodrinoro – malor me siguri ka edhe mikroklima të caktuara në pjesë të caktuara të territorit të saj, por në mungesë të një stacioni meteorologjik nuk ka të dhëna të sakta.Të dhënat për kushtet klimatike të komunës merren nga stacioni meteorologjik i Mitrovicës.

Temperatura mesatare vjetore është 10 shkallë Celzius
Muaji me i nxehët është korriku dhe gushti me 20.4 0C
Muji me i ftohtë është janari me – 1.3 4 0C
Maksimumi absolut arrihet në gusht me mbi 36.4 0C
Minimumi absolut arrihet në shkurt -25.24 0C.
Erërat dominante në Skenderaj kanë drejtimin e veriperëndimit. Erërat verore dhe pranverore fryejn nga jugu. Shpejtësitë mesatare më të mëdha të erërave janë:

Perëndimore 9.3 m/sec;
Verilindore 4.2 m/sec;
Veriperëndimore 3.8 m/sec;
Jugore 2.8 m/sec dhe
Lindore1.6 m/sec.
Në komunë gjatë vitit të reshurat mesatare janë 604,8 mm

Vjetorja maksimale 850.9 mm (të reshura)
Vjetorja minimale 394.9 mm (të reshura)
Ditët më të hershme 5.11
Ditët më të vonshme 3.05
Lagështia relative mesatare vjetore e ajrit është 71,4 %. Lagështia relative mesatare sipas stinëve në verë ështe 62,5 %, në pranverë 68,5 %, në vjeshtë 72,6 % dhe ne dimër 81,6 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here