Komuna SHTIME në Kosovë

0
48

Komuna e Shtimes është komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Ferizajt ndërsa qendra administrative e komunës është qyteti i Shtimes.

Gjeografia
Shtimja shtrihet në skajin perëndimore të Rafshit të Kosovës. Kjo dhe rrethina e saj zënë vend në pjesën jugore të Kosovës

Koordinatat gjeografike te kësaj komunë janë : 42° 26′ V dhe 21° 02′ L.

Komuna e Shtimes perbene 1,2 për qind të territorit të Kosovës. Rrethe 48,4 % e territorit të komunës është tokë bujqësore. Komuna ka 23 vendbanime duke përfshirë qytetin e Shtimes, prej të cilave 13 shtrihen në pjesën kodrinore – malore, ndërsa 9 prej tyre në pjesën rrafshinore. Shumica e fshatrave të komunës janë të lidhura me qytetin me rrugë të asfaltuara dhe momentalisht vetëm dy rrugë janë të paasfaltuara.

Shtimje është trekëndësh gjeografik që lidhë Prishtinën me Prizrenin, poashtu Shkupin gjegjësisht Ferizajin me Prizrenin dhe anasjelltas. Komuna e Shtimes ka 24 fshatra.

Lumi i cili e ndan qytetin ne dysh quhet Shtimjanka. Ky lum ka pasur edhe emërtime tjera qysh nga pushtimi romak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here