Komuna e Shtërpcës është komunë (njësi administrative) në Kosovë e që ndodhet pjesën jugore të Kosovës. Selia administrative e komunës ndodhet në qytezën e Shtërpcës.
Gjeografia
Komuna e Shtërpcës ndodhet në jug të Kosovës. Komuna kufizohet me komunën e Prizrenit në perëndim, Maqedoninë e Veriut në jug, Suharekën në veriperëndim, Ferizajn në verilindje dhe Kaçanik në lindje. Ka gjithsej 16 fshatra në komunë. Ka një sipërfaqe prej 247 kilometrash katrorë dhe së bashku me komunat e Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes dhe Hanit të Elezit, komuna formon rrethin e Ferizajt.