Komuna RAHOVEC në Kosovë

0
25

Rahoveci është qytet dhe komunë në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Në veri kufizohet me Klinën, në lindje me Suharekën, në pjesën jugore gjendet komuna e Prizrenit, ndërsa ne tërë pjesën perëndimore kufizohet me komunën e Gjakovës. Përafërsisht ka diku 276 km2 dhe është vendbanim i 76,577 banorëve. Ndërsa vetëm në qytet janë 29,854 banorë sipas statistikave të vitit 2016.

Ne territorin e Komunës së Rahovecit mbizotëron klimë kontinentale me ndikim mesdhetar. Reshjet vjetore në Rahovec arrijnë në 765 mm dhe temperatura mesatare e ajrit është 11,8 °C. Muaji me i nxehtë është korriku me një temperature maksimale prej 38,5 °C, ndërsa ne dimër muaji më i ftohtë është zakonisht muaji shkurt, me një temperature minimale prej – 14,5 °C. Më së shpeshti fryejnë ernat e veriut (11,8 %), veri-lindja (62 %), dhe perendimi (50 %), ndërsa më së paku fryjnë ernat e jlindjes (17 %), jugut (14 %) dhe jug-lindja (4 %).

Territori i komunës së Rahovecit përfshihet në regjionin e Prizrenit dhe ka një pozitë të mirë gjeografike. Shtrihet në pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik dhe i takon Evropës juglindore.

Ky territor përfshin pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit dhe është i ndarë në tri tërësi ose mikro regjione e këto janë: rafshirë-luginore, kodrinore dhe malore. Territori i komunës shtrihet në hemisferën veriore të Ekuadorit me shkallë 420 e 30’ dhe 420 e 50’ të gjërsise veriore gjeografike dhe ndërmjet 200 e 21’ dhe 200 e 55’ të gjatësisë lindore gjeografike. Vendbanimet në komunën e Rahovecit janë të koncentruara në lartësitë mbidetare prej 310 m. (Krusha e Madhe pjesa e re e vendbanimit pjesa lindore të bregut të lumit Drini i Bardhë) deri në 920 m. lartësi mbidetare që është i koncentruar vendbanimi i Zatriqit.

Për kah lartësia mbidetare këto vendbanime ndahen në luginore-rrafshirë, kodrinore dhe malore. Vendbanimet të cilat janë të përfshira në lugina ose rrafshira janë këto : (310 – 350 m.) Xërxa, Fortesa, Gexha, Malësia e Vogël, Drinasi, Denji, Dabidoli, Çifllaku, Nagaci, Hoça e Vogël dhe Retia.

Vendbanimet të cilat janë të përfshira në lartësitë mbidetare prej 350 – 600 m qe i takojnë kategorisë së vendbanimeve kodrinore janë : Rahoveci, Drenoci, Senovci, Pastaselli, Palluzhë, Kramoviku, Mrasori, Hoça e Madhe, Apterushë, Zaçishti, Patoçani i Ulët, Patoçani i Epërm, Nashpalla, Bratotini, Vranjaka, Celina dhe Krusha e Madhe (edhe pse disa pjesë të reja të vendbanimëve të këtyre fshatrave u takojnë pjesës së kategorisë së luginave ose rrafshirave).

Vendbanimet malore shtrihen në lartësitë mbidetare prej 600 – 1.000 m. e këto janë : Zatriqi, Kazniku dhe Guri i Kuq

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here