Komuna GJILAN ne Kosovë-SOT Temp shumë të ulëta dhe ngrica

0
26

Gjilani (ose Gjilan, serbisht Гњилане/Gnjilane) është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë. Lumi Morava shtrihet në juglindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit. Në pjesën Velekincës së Ulët rrjedh Lumi me emrin Murava. ( Morava), emri i të cilit rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur; Mur pran Vadës – Murava – Velekinca e vjeter. Në bazë të lumit në shekullin XVIII përmendet qyteti i Gjilanit me emrin Muravë, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë.

Gjilani për 3-4 km, shtrihet deri te Lumi Morava, kurse emri i vjetër i Lumit është Angros. Në bazë të emrin ANGROS përmendet edhe në shkrimet e babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s. Në Velekincë dhe Pogragjë gjatë shtrirjes së Moravës janë gjetur shumë gjurmë arkeologjike Ilirie dhe Dardane si ‘Vazo, Veshje Ilire’’, si dhe janë gjetur ‘Varreza Ilire’’ (e që me gërmimet e arkeologëve shqiptar në vitet 1979-80, e të cilave janë edhe sot aty) e që në to ka pasur edhe pulla të ndryshme, monedha, stoli të ndryshme, Tumat Ilire Dardanë në Llashticë, Lipovicë pastaj te Kalaja e Pogragjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here