Nga 1 gushti çmimi i ngrohjes qendrore do të rritet 14,18 për qind, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikën (KRRE) i Maqedonisë së Veriut. ”E gjithë Evropa dhe rajoni kanë probleme serioze në sektorin e energjisë për shkak të çmimeve tepër të larta të burimeve të energjisë dhe sasive të reduktuara të gazit natyror të importuar nga Rusia. Për prodhimin e energjisë për ngrohje, ne përdorim gaz natyror të importuar, çmimi i të cilit sot është rreth 10 herë më i lartë se çmimi në korrik 2021. Kompanitë energjetike që ofrojnë energji për ngrohje kërkuan rritje të çmimit deri në 78 për qind. Megjithatë, rritja e çmimit për numrin më të madh të konsumatorëve është vetëm 14,18 për qind, që vjen si pasojë e subvencionimit të konsiderueshëm të çmimit të energjisë për ngrohje nga qeveria”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. ”Nëse nuk është e mundur që të importohen sasitë e nevojshme të gazit natyror për prodhimin e energjisë për ngrohje, atëherë e gjithë energjia e ngrohjes do të duhet të prodhohet në centralet që shfrytëzojnë mazut, që është shumë jo i favorshëm nga aspekti ekologjik dhe është i rrezikshëm për shkak të pamundësisë potenciale që të sigurohen sasitë e nevojshme të tij”, tha Bislimovski. Ai u bëri thirrje të gjithë konsumatorëve, duke filluar nga institucionet në nivel qendror dhe lokal, që në sezonin e ngrohjes të ndjekin rekomandimet e BE-së për kursim dhe ulje të ngrohjes.https://ata.gov.al/2022/07/30/mv-komisioni-rregullator-per-energjetiken-rrit-cmimin-e-ngrohjes/
Komisioni Rregullator për Energjetikën rrit çmimin e ngrohjes
RELATED ARTICLES