Kombëtarja shqiptare U-15, pas tri ditësh grumbullim dhe stërvitje në Durrës, ka mbërritur në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të marrë pjesë në turneun “Josip Katalinski Škija” që zhvillohet në datat 24-26 maj. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama zhvilluan paraditen e sotme seancën e parë stërvitore në Sarajevë. Tekniku shqiptar do të ketë mundësinë të stërvisë edhe sot pasdite e nesër Kombëtaren, përpara debutimit me Bosnje – Hercegovinën të mërkurën. Gjendja në kampin kuqezi paraqitet mjaft e mirë, teksa të gjithë lojtarët janë impenjuar maksimalisht dhe e kanë marrë seriozisht këtë turne. Sakaq, departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti i “Southampton”, Klevi Bajrami nuk i është bashkuar ekipit kuqezi në këtë grumbullim. Ndërkaq, për arsye shëndetësore, as Armend Muslika i “Tottenham” nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Dama. Muslika është zëvendësuar nga lojtari i “Tiranës”, Reinald Krrashi. Departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije një tjetër ndryshim sa i përket turneut në Bosnjë-Hercegovinë. Përfaqësuesja e Arabisë Saudite nuk ka udhëtuar drejt Bosnjës dhe nuk do të marrë pjesë në këtë turne. Kësisoj, Shqipëria U-15 në ndeshjen e dytë të turneut nuk do të përballet me përfaqësuesen e Arabisë Saudite, por me ekipin e “Celikut” të Zenicës, që është bërë pjesë e turneut së fundmi. Ky është testi i parë real për kuqezinjtë për këtë vit, të cilët duan t’ia dalin me sukses dhe të afirmohen për të tjera grumbullime me kombëtaren. Ndeshja e parë e Shqipërisë është kundër Bosnjë-Hercegovinës (të mërkurën në ora 13:00) ndërsa takimi i dytë i Kombëtares U-15 është përballë “Celikut” (të enjten në ora 13:00). atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on