Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBlinken nënshkruan marrëveshjen e re të mbrojtjes me Guinenë e Re Papua

Blinken nënshkruan marrëveshjen e re të mbrojtjes me Guinenë e Re Papua

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri i Guinesë së Re Papua, James Marape nënshkruan sot një marrëveshje të re sigurie në Port Moresby, ndërsa SHBA-ja dhe Kina luftojnë për ndikim në rajonin e Paqësorit. “Ne do të investojmë në Indo-Paqësor sepse e ardhmja e planetit tonë po shkruhet këtu”, tha Blinken gjatë ceremonisë së nënshkrimit, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit. “Marrëveshja e Bashkëpunimit për Mbrojtjen, e hartuar nga Papua Guinea e Re dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerë të barabartë dhe sovranë, do të rrisë aftësinë e Forcave të Mbrojtjes të PNG për të ofruar ndihmë humanitare dhe ndihmë në fatkeqësi”, tha diplomati i lartë amerikan. “Marrëveshja do ta bëjë të lehtë për PNG dhe forcat e SHBA-së që të stërviten së bashku në shumë vende, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të mbështetur paqen dhe sigurinë në të gjithë Indo-Paqësorin”, tha Blinken. Uashingtoni po i afrohet shumë vendeve të Indo-Paqësorit për të kundërshtuar ambiciet e Kinës në rajon. Pozicioni i Guinesë së Re Papua në veri të Australisë e bën atë strategjikisht shumë interesant. Ishulli, i cili është i mbuluar kryesisht nga xhungla e dendur, ishte skena e betejave të ashpra midis japonezëve, amerikanëve dhe australianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me pothuajse 10 milionë banorë, ai është më i populluari nga shtetet ishullore të Paqësorit. Marrëveshja SHBA-PNG ka të bëjë me bashkëpunimin në mbrojtje dhe mbikëqyrjen detare. Sipas raporteve, forcave amerikane do t’u jepet gjithashtu akses në portet dhe aeroportet e vendit të Paqësorit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ