Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART“Koko Fest”

“Koko Fest”

Nata e pestë e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë ka dhuruar të tjera emocione në sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, teksa është vënë në skenë tragjikomedia “Gjaja”, si prodhim i teatrit “Migjeni” në Shkodër. Kjo komedi e zezë e dramaturgut anglez Xho Orton, me regji të Altin Bashës, trajton një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë, korrupsionin. Rita Gjeka drejtorja e teatrit “Migjeni” është shprehur se pranoi këtë komedi të zezë për shkak të mesazheve që ajo përcjell, teksa ka dhënë edhe vlerësimet për organizimin e festivalit. Për aktorin shkodran Jozef Shiroka, misioni i teatrit është të japë mesazhe, ta bëjë shoqërinë të reflektojë dhe sipas tij publiku korçar ka reaguar shumë mirë gjatë shfaqjes. Komedia “Gjaja” ngjiti në skenë aktorët Pjerin Vlashi, Nikolin Ferketa, Krist Lleshi, Jozef Shiroka, Simon Shkreli dhe Fritz Selmani. “Koko Fest” do të vijojë rrugëtimin e tij në këtë edicion të 9-të me të tjera shfaqje, për tu përmbyllur mbrëmjen e 10 shtatorit.https://lajme.rtsh.al/artikull/-koko-fest-ne-edicionin-e-9-te-nata-e-peste-e-festivalit-mbarekombetar-te-komedise-ne-korce

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ