Në vigjilje të Pashkëve Katolike, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është organizuar për herë të parë procesioni i ‘Udhës së Kryqit’, njësoj si në Vatikan. Besimtarët katolikë me qirinj në duar ishin mbrëmjen e kësaj të Premte të madhe në sheshin “Nënë Tereza” në precesionin që udhëhiqej nga Arqipeshkvi i Dioqezes Tiranë Durrës, Arjan Dodaj së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shejtë të Vatikanit në Shqipëri, Lugi Bonazzi. Besimtarët demonstrojnë mundimet e Jezu Krishtit që e dënuan dhe ia ngarkuan kryqin në shpinë deri në përfundim të rrugëtimit kur dha shpirt dhe u ringjall në të Dielën e Pashkës. Dhjetëra besimtarë ecën në rrugën e mundimeve të Krishtit, një pjesë e tyre duke mbajtur kryqe të rëndë prej druri. Udha e Kryqit u përshkrua duke ndjekur 14 Stacionet e rrugës së mundimit të Jezu Krishtit. E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.atsh
Kisha Katolike organizon procesionin e “Udhës së Kryqit”
RELATED ARTICLES