Festivali Ndërkombëtar Filmit, TIFF, që do të nisë së shpejti në Tiranë, ka në përbërje të jurisë emra kineastësh të cilët janë duke korrur suksese, aktualisht, me projektet e tyre personale, në festivale të klasit A. Filmat që tashmë janë përzgjedhur për të garuar në kategorinë “feature”, do të vlerësohen nga Cristina Grosan, Gentian Koçi dhe Eliza Petkova. Kjo është një nga kategoritë më të rëndësishme, ku të kandiduarit pretendojnë cmimin e “Bufit te Artë”. Cristina Grosan, hungarezo-rumune, është një kineaste e re e cila debutoi një vit më parë me filmin e saj artistik “Things Worth Weeping For”, i cili e pati premierën në Festivalin e Filmit të Sarajevës. Filmi tashmë është në Netflix Hungary dhe po bën xhiron e festivaleve ndërkombëtare, nëpër botë. Para pak ditësh Cristina Grosan u vlerësua në edicionin e 79-të të Festivalit të Venecias, si regjisorja më e mirë nën 40 vjeç. Vlerësimi iu dha për filmin “Ordinary Failures” Ndërkohë i vetmi shqiptar në jurinë e filmit “feature”, është Gentian Koçi, regjisor i talentuar, i cili vetëm pak ditë më parë mori dritën e gjelbër për të tentuar çmimet Oscar. Qendra Kombëtare e Kinematografisë, votoi që filmi i Gentian Koçit, “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” të jetë kandidatura zyrtare e Shqipërisë, për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të OSCARS. Ky film do të ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit Tallinn Black Nights, në Estoni, duke qenë pjesë e garës zyrtare për çmimin “Filmi Artistik më i Mirë”. Koçi është bashkëproducent në disa prodhime ndërkombëtare dhe ka realizuar disa filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarë të suksesshëm. Eliza Petkova është me origjinë nga Bullgaria, por jeton e punon në Berlin. Ka studiuar për filozofi e më pas për regji në Akademinë e Filmit e Televizionit, në Berlin. Ka realizuar 3 filma artistikë, të metrazhit të gjatë, si edhe shume filma dokumentarë. Filmat e saj janë shfaqur në Festivalin e Kanës dhe atë të Berlinit. Ajo ka qenë anëtare jurie në shumë festivale të tjera ndërkombëtare. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, do të zhvillohet nga 24-30 shtator, me projeksione që kryesisht do të jenë tek Kinema Millennium. Për herë të parë, në edicionin e tij të 20-të, Agjencia Telegrafike Shqiptare do të jetë “Official Partner” e TIFF.http://ata.gov.al/2022/09/18/kineaste-prestigjioze-ne-jurine-e-festivalit-nderkombetar-te-filmit-ne-tirane/
Kineastë prestigjiozë në jurinë e Festivalit
RELATED ARTICLES