Buxheti ukrainas i mbrojtjes përballet me një mungesë fondesh që arrin në miliarda, pasi paratë e parashikuara për gjysmën e dytë të vitit janë përdorur kryesisht për financimin e sulmeve me dronë ndaj objektivave në Rusi.

Të dhënat zyrtare tregojnë tashmë një mungesë fondesh të nevojshme për financimin e ushtrisë ukrainase, duke rritur presionin mbi partnerët perëndimorë për të siguruar mbështetje të mëtejshme.

Grupi i Kontaktit për Ukrainën u mblodh për herë të fundit më 18 qershor në selinë e NATO-s në Bruksel.

Takimi u bashkëkryesua nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

Sipas burimeve ukrainase, pas takimit të qershorit, Pistorius njoftoi për dërgimin në Ukrainë të një numri treshifror sistemesh mbrojtëse nga rezervat gjermane, si dhe për prodhimin e përbashkët të sistemeve robotike tokësore.

Me mbështetjen e vendeve perëndimore, Ukraina vijon përpjekjet për t’i bërë ballë pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.