Monday, March 17, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE Kidman nderohet me çmimin ”AFI Life Achievement”

 Kidman nderohet me çmimin ”AFI Life Achievement”

Aktorja Nicole Kidman deklaroi se ‘’është një privilegj të bësh filma” pasi u nderua me çmimin për Arritje Jetësore të Institutit Amerikan të Filmit (AFI), sipas BBC. Kidman, 56 vjeçe, është aktorja e parë australiane që merr nderimin më të lartë të organizatës. Aktorja e ”Moulin Rouge” mori çmimin prestigjioz nga Meryl Streep në Hollywood. Yjet e tjerë të pranishëm përfshinin bashkëshortin e saj, këngëtarin Keith Urban dhe yllin e ”Big Little Lies”, Reese Witherspoon. Duke pranuar çmimin, e veshur me një fustan ari ”Balenciaga”, të gjatë deri në dysheme, Kidman falënderoi të gjithë regjisorët me të cilët ka punuar. “Është një privilegj të bësh filma. Është e lavdishme të bësh filma dhe shfaqje televizive me këta skenaristë që më lejuan të lirohem dhe të jem e lirë dhe të luaja të gjitha këto gra jokonvencionale”, theksoi ajo. Gjatë ceremonisë, Kidman u emocionua kur burri i saj tha se ”ajo i tregoi atij si duket dashuria në veprim kur ai abuzonte me substanca menjëherë pas martesës së tyre në 2006”. “Katër muaj pas dasmës sonë, unë isha në rehabilitim për tre muaj. Nicole kapërceu çdo zë negative dhe zgjodhi dashurinë. Dhe ja ku jemi 18 vjet më vonë”, theksoi Urban për Kidman dhe dy vajzat e tyre adoleshente, të cilat iu bashkuan asaj në tapetin e kuq për herë të parë. Aktorët australianë Russell Crowe, Hugh Jackman dhe Cate Blanchett përshëndetën aktoren. Fituesit e mëparshëm të çmimit, të cilin AFI e quan “nderimi më i lartë i kinemasë amerikane”, përfshijnë Streep, Julie Andrews, Denzel Washington, Robert De Niro, Martin Scorsese dhe Steven Spielberg

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ